Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Laureatët e Vitit 2022”, Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka shpallur më të mirët Egzon Gjukën dhe Luna Gonçalves.
Egzon Gjuka është pjesë e skuadrës së Besa Famgas dhe gjithashtu mbron ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në hendboll, raporton lajmi.net.
Ndërkaq, hendbollistja braziliane, Luna Gonçalves luan te Istogu si dhe është pjesë e Kombëtares së Brazilit.
Sikurse Gjuka, ashtu edhe Gonçalves kanë ndihmuar skuadrat e tyre drejt titullit të kampionit të Kosovës dhe Kupës së Kosovës në hendboll.
Për Gjukën, kjo ishte hera e dytë që shpallet hendbollisti i vitit.