Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është mposhtur që në ndeshjen e parë në Grand Prix-in që po mbahet në Zagreb.
Kosovarja u mposht nga garuesja e Republikës Domenikane, Ariela Sanchez, transmeton lajmi.net.
E njëjta e rrëzoi përtokë Fazliun me “Ippon”, teknikë e cila e përfundon ndeshjen para kohe.
Para saj garuan Distria Krasniqi e cila e fitoi medaljen e artë dhe Flaka Loxha.