Laura Fazliu është eliminuar nga Grand Slami i Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare pësoi humbje në raundin e dytë kundër portugezes, Barbara Timo.
Ajo e humbi këtë meç pasi bëri tri gabime të palejueshme.
Laura Fazliu në raundin e parë të kategorisë deri në 63 kilogramë, shënoi fitore kundër brazilianes, Kaillany Cardoso.
Të dielën do të garojë xhudistja tjetër e Kosovës, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kujtojmë se të premten, Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë.