Profesori dhe analisti i politikës, Blerim Latifi ka thënë disa fjalë pas marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë.
Lafiti duke u ndërlidhur me deklaratat e Albin Kurtit sa ishte në opozitë e që kundërshtontet marrëveshjen, ka thënë se në opozitë populizmi shkëlqen, por në pushtet bëhesh gaz i botës.
“Kështu e ka kjo punë: n’opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës.”, ka shkruar ai.
Ndryshe Kurti dhe pjesëtarë të kabinetit të tij po iu publikohen video e deklarata kur kundërshtonin marrëveshjen për energjinë të cilën e nënshkruan të martën me Serbinë.