Kryetari i Komunes së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur sot takimin e parë publik për punën gjashtë mujore të vitit 2022.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në praninë e shumë qytetarëve, pjesëtarë të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, drejtorë shkollash, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të organizatave ndërkombëtare, mbajta takimin e parë publik publik për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, takim ky që na obligohet sipas të Ligjit për Vetëqeverisjes Lokale, Udhëzimit Administrativ për transparencë në komuna dhe Rregullores Komunale për Transparencë.
Para qytetarëve paraqita raportin gjashtë mujor të punës, raport ky që përmban punën dhe angazhimin e të gjitha zyreve të cilat funksionojnë në kuadër të zyrës së kryetarit, raportet gjashtë mujore të të gjitha drejtorive komunale, prioritetet, synimet dhe përpjekjet e komunës së Rahovecit për mbarëvajtjen e proceseve si dhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarëve si dhe informatën rreth projekteve dhe aktiviteteve për gjashtë mujorin e vitit 2022 si dhe në fund pranova pyetje dhe kërkesa nga pjesëmarrësit në takim.
Mbetemi të përkushtuar për një proces transparent dhe llogaridhënës.