Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, në një konferencë për medie tha që është shumë mirënjohës për angazhimin e tij që është duke bërë në institucionet e BE-së, raporton Ekonomia Online.
Ai u shpreh se Austria ka mbështetur kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e BE-së.“Unë jam shumë mirënjohës për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm që keni bërë dhe po bëni në institucionet e BE-së në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e mjekëve tanë dhe qytetarëve tanë”.
“Shteti austriak e ka mbështet kërkesën tonë për anëtarësimin në Këshillin e Bashkimit Evropian, mungesa këto të cilat kanë shkaktuar dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetësinë e Kosovës”, tha Latifi.