TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Latifi: Amerikanët nuk na janë hidhëruar, vazhdojnë të na duan

27/07/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Latifi: Amerikanët nuk na janë hidhëruar, vazhdojnë të na duan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka arritur në disa konkluzione pas deklarates së Departamentit Amerikan të Shtetit për takimin me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.
Sipas Latifit, njëra nga konkluzat që kuptohet qartë është se partneriteti mes SHBA-ve dhe Kosovës është i qëndrueshëm, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, siç thotë ai, interpretimet për ftohjen e raporteve kanë qenë ekzagjerime të nxitura nga opozita.

“Një konkluzion: amerikanët nuk na janë hidhëruar, vazhdojnë të na duan, vazhdojnë ta duan më të mirën për ne, por nuk kanë kohë të merren aq shumë me andrallat tona, sepse andrallat tona nuk çojnë peshë në trazirën e madhe gjeopolitike e cila e ka përfshi botën”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i Latifit:

Çka mund të kuptojmë nga deklarata e Departamentit të Shtetit pas takimit të Blinken me Kurtin dhe Osmanin?

Mendoj se dy gjëra kryesore:

Partneriteti SHBA – Kosovë është i qëndrueshëm.

Kjo do të thotë se interpretimet mbi ftohjen e marrëdhënieve midis dy vendeve kanë qenë, me gjasë, ekzagjerime, kryesisht të nxitura nga opozita.

A duhet që për këtë tash t’ia nxjerrim sytë opozitës?

Jo. Ajo po përpiqet ta sajojë tregimin e saj kundër pushtetit dhe kjo është krejtësisht legjitime në demokraci. Madje, edhe e domosdoshme, sepse nuk ka demokraci aty ku ekziston veç tregimi i pushtetit për realitetin. Nëse tregimi i saj nuk ecën, vetë opozita i bartë pasojat.

SHBA mbështet dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Kjo mund të kuptohet si njëlloj vazhdimësie e qëndrimit amerikan gjatë administratës Obama, kur e gjithë barra e dialogut iu la në duar europianëve. Pra, me gjasë, nuk duhet të presim ndonjë angazhim më aktiv e praktik nga Uashingtoni për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit tonë me Serbinë.

Kështu, i lënë në mëshirën e pafuqisë europiane dhe të pafuqisë së Beogradit e Prishtinës për të arritur vetë një marrëveshje të paimponuar nga Perëndimi, ky problem do të vazhdojë të na mbajë peng të një status quoje qartësisht të dëmshme për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Mbase edhe për një kohë të gjatë, fatkeqësisht.

Një konkluzion: amerikanët nuk na janë hidhëruar, vazhdojnë të na duan, vazhdojnë ta duan më të mirën për ne, por nuk kanë kohë të merren aq shumë me andrallat tona, sepse andrallat tona nuk çojnë peshë në trazirën e madhe gjeopolitike e cila e ka përfshi botën.

Tags: KosoveSHBA
ShareTweetShare
Previous Post

Reagon Haradinaj, kërkon marrëveshje finale që mban vulën e Amerikës

Next Post

MSh dhe USAID me memorandum për adresimin e sfidave në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore

Related Posts

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Ballina

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

by TV OPINION
13/08/2022
Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimeas
Botë

Zelensky kërkesë Evropës: Ndaloni vizat për rusët

by TV OPINION
13/08/2022
Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit
Ballina

Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit

by TV OPINION
13/08/2022
Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen në samitin e BE-së
Kosovë

Rama: Raporti i Dick Martyt nuk mund ta gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi

by TV OPINION
13/08/2022
LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize
Ballina

LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize

by TV OPINION
13/08/2022
Next Post
MSh dhe USAID me memorandum për adresimin e sfidave në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore

MSh dhe USAID me memorandum për adresimin e sfidave në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore

Te fundit

“Ish-bashkëshorti rrëmbeu fëmijët”! Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim

“Ish-bashkëshorti rrëmbeu fëmijët”! Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim

02/07/2022
Ambasadori amerikan pas takimit me Rakiq: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Ambasadori amerikan pas takimit me Rakiq: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

04/08/2022
Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë

23/07/2022
Pas PDK-së, edhe LDK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial

Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media

06/08/2022
Këtë muaj, Kurti përfundimisht nënshkruan me MCC’në, pa “gazsjellësin amerikan”

Këtë muaj, Kurti përfundimisht nënshkruan me MCC’në, pa “gazsjellësin amerikan”

01/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
  • Zelensky kërkesë Evropës: Ndaloni vizat për rusët

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?