Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se ka filluar largimi i rrethojave në Parkun e Qytetit.
Këtë gjë, Zogaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale duke shtuar se nuk ka nevojë për kufizime në park ndërsa, për vetura do të vendosen pengesa.
“Po i heqim rrethojat tek Parku i Qytetit! Parqet publike duhet të jenë të hapura dhe të sigurta, nuk ka nevojë për kufizime! Kurse, do të vendosim barriera për veturat”, ka thënë Zogaj.
Ndërsa drejtori Florian Dushi në Facebook, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është krijimi i trotuareve të lira për këmbësorët, vendparkingje por edhe qarkullim të lirshëm të veturave duke e shndërruar rrugën “Hamëz Jashari” në rrugë njëkahore.