Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se është takuar me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.
Sidoqoftë, kreu i klubit katalunas nuk ka dhënë detaje se për çka kanë biseduar.
Këto deklarata, numri 1 i Barçës i dha në prezantimin zyrtar të përforcimit më të ri, Franck Kessie, shkruan “Gazeta Express”.
“Por, kam qenë me të (Mendes) dhe kemi darkuar të hënën dhe kemi biseduar për ‘merkaton’ në përgjithësi”, ka thënë fillimisht Laporta.
Ditëve të fundit po flitet se Barcelona është futur në garë për transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili po e kërkon largimin nga Manchester United pasi dëshiron të transferohet në një klub ku do të mund të luante në Ligën e Kampionëve, shkruan .
Gjithashtu, për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit interesim kanë shfaqur edhe Chelsea në Angli dhe Bayern Munichu në Gjermani.