Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri më 29 qershor do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.
Ndërsa, nga Zyra e BE-së në Prishtinë kanë konfirmuar se emisari Lajcak do të takohet edhe me liderët e partive kryesore opozitare.
“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.