Emisari special i BE-së, për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot është takuar më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel me 2 maj.
‘’Theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën.’’- ka theksuar Lajçak në Twitter.
Ndërsa pas këtij takimit është deklaruar dhe Kurti, i cili deklaroj se marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Pa asnjë parakusht dhe pa vonesa.