Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi është shprehur se myslimanët kurrë nuk u ankuan, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës.
Madje, ai tha se as vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik.
Postimi i plotë:
Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës.Kombet e fuqishme demokratike, siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike.Sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare.