Besa Kabashi Ramaj, eksperte e sigurisë Kombëtare, njëherit Koordinatore e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka reaguar rreth kërkesave të veteranëve për përfshirjen në Ligjin e Pagave, për parasheh rritjen e pagës minimale.
Ramaj, ka thënë se, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meritojnë përkujdesje nga institucionet e Kosovës por edhe respekt nga shoqëria, shkruan lajmi.net.
Ajo ka shtuar se, është për keqardhje përpjekja e qeverisë për t’i trajtuar veteranët si qytetarë të klasit të dytë.
“Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meritojnë përkujdesje nga institucionet dhe respekt nga shoqëria. Është për keqardhje përpjekja e qeverisë për t’i trajtuar si qytetarë të klasit të dytë. Dialogu me ta dhe mbështetja ndaj tyre është detyrim për ne”, ka thënë Ramaj.