Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.
Sipas institutit, në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike.
“Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore”, thuhet në njoftim.