Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot ( e premte) dhe nesër ( eshtunë) parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat maksimale do arrijnë deri në 27 gradë.
“Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.