Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve, apo tavanin e çmimit të lejuar për 24 orët e ardhshme.
Në publikimin e Qeverisë vërehet se edhe nafta, mirëpo edhe benzina kanë pësuar rënie të çmimit, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, tavani i çmimit për naftë është 1 euro e 76 cent për litër, 2 cent më lirë se dje.
Teksa, tavani i çmimit të benzinës është 1 euro e 69 cent për litër, pra 3 cent më lirë se dje.
Për gas, çmimi mbetet i pandryshuar, pra 0.78 centë.