Deputetët unanimisht e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se s’pati vota kundër dhe abstenime, dhe se të gjithë 89 deputetët sa ishin në sallë votuan për këtë marrëveshje.
Kjo marrëveshje është dakordim për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).