Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për tetë të rinj të cilët ranë dëshmorë 24 vjet më parë.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar nga deputetët që të nderojnë të rinjtë e betejës së Istogut.
“Dje nuk u mbajt seancë dhe e kam një kërkesë, dje 24 vjet më parë, tetë djem të rinj ranë dëshmorë në betejën në Istog. Ju ftoj për një minutë heshtje”, ka kërkuar Berisha.