Këshilli i Etikës mori vendimin të përjashtojë për 10 ditë deputetët e PD-së, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, pas kaosit të krijuar një ditë më parë në Kuvend.
Anëtarët e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtuan kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për masë disiplinore ndaj pesë deputetëve.
Kërkesa mori tre vota pro dhe dy kundër.
Gjatë seancës plenare të një dite më parë, Sali Berisha bllokoi foltoren e kuvendit me ngulmimin se kryeministri Edi Rama duhet të jepte llogari pas ngritjes së akuzave në SHBA ndaj ish drejtorit të kundra-zbulimit të FBI si i përfshirë në korrupsion përmes pagesës të bërë nga shqiptari Agron Neza, raporton Top-Channel.
Kërkesa e Berishës me firmat e 16 deputetëve të PD-aq ku kërkohej ndryshimi rendit të ditës dhe kryeministri të vinte në kuvend u rrëzua.
Pas ndërprerjes së fjalës dhe përjashtim nga seanca të Berishës, deputetët e tjerë të PD-së nisën të godasin tavolinat e vijuar kaosin që zgjati për rreth një orë.