Derisa jashtë ambientit të Kuvendit janë mbledhur qindra veteranë të luftës duke protestuar, brenda sallës së Kuvendit po arrijnë deputetët për seancën plenare.
Veteranët e OVL-UÇK-së po kërkojnë nga qeveria që të përfshihen në ligjin e pagës minimale, kategori kjo që është përjashtuar nga ligji raporton Gazeta Express.
Deputetët në anën tjetër sot do të votojnë edhe për Ligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë mbledhur dhe shpejt kanë arritur të futen deri te dera e Kuvendit për të protestuar. Ata thirrën “UÇK”, ndërsa është paraparë të kalojnë edhe kah Qeveria