Thijs Reuten, eurodeputet holandez, ka reaguar ashpër pas kushtëzimit të ri që i është bërë Kosovës në lidhje me liberalizimin e vizave.
Reuten, përmes disa postimeve ka thënë se, qytetarët e Kosovës të cilët janë të fundit në rajon pa liberalizimin e vizave po përdorën për politikën e brendshme të Francës, me mbështetje e lehtë të Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës, shkruan lajmi.net.
“Franca tregon sërish synimet e saj reale kur bëhet fjalë për mbajtjen e premtimeve dhe lojën sipas rregullave. Përafërsisht 1 milion evropianë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa udhëtim pa viza të BE-së që përdoren për politikën e brendshme të mbështetur lehtësisht nga Holanda, Belgjika, Suedia, Spanja”, ka thënë eurodeputeti holandez.
Po ashtu, ai ka kritikuar në mënyrë direkte edhe qeverinë holandeze, prej së cilës, Reuten, ka thënë se i vije turp.
Përveç kësaj, ai ka thënë se ndaj Kosovës, është gjetur një justifikim i ri për të shtyrë çështjen e liberalizimit të vizave edhe pse, kriteret janë përmbushur të gjitha.
“Me turp të thellë për qeverinë holandeze dhe katër të tjerë. Pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat në vitin 2018 + një vlerësim shtesë jashtëzakonisht pozitiv me kërkesën Holanda, ata gjetën një justifikim të ri për të shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”, ka shtuar ai.
Ndërsa kushtin e ri nga Franca dhe përkrahjen e tij nga Holanda, Reuten, e ka cilësuar si të turpshme.
“E turpshme, e turpshme dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, Holanda i bashkohet një grupi shtetesh që kanë dalë me një justifikim të ri për ta shtyrë sërish vendimin”, ka thënë Reute.
Përndryshe, Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën që në vitin 2018.