Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media është pyetur rreth protestave që aktualisht janë duke u mbajtur nga OVL e UÇK-së, si shenjë pakënaqësie pasi që nuk janë përfshirë në Ligjin e pagës minimale .
Ajo tha se nuk duhet që asnjë veteran i cili ka luftuar për këtë vend ta dëmtojë vendin e tij, e aq më pak ndërtesën e Kuvendit.
“E drejta për të protestuar është demokratike dhe legjitime e të gjithëve. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se pakënaqësitë e akumuluara ndër vite në Kosovë, po e gjejnë hapësirën tash për tu shfaqur. Megjithatë unë e di që secili veteran që ka luftuar për vendin e vet nuk e dëmton vendin e tij, gjegjësisht as ndërtesën e Kuvendit. Me dialog dhe mirëkuptim do të arrijmë deri të marrëveshjet për kategoritë e tjera”, tha ajo.
Kusari- Lila, tutje shtoi se listat e veteranëve janë të deformuara ndër vite dhe se qeveritë e kaluara këto lista i kanë shfrytëzuar për vota.
Qeveritë më herët janë siguruar që veteranët t’i përdorin për rritjen e listave për veteranët që t’i shfrytëzojnë pastaj ata për vota”, deklaroi ajo. /Telegrafi/
Discussion about this post