Shefja e Grupit të deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, është 3 miliardë e 212 milionë euro dhe është më i larti që ka pasur Kosova ndonjë herë.
Ajo bëri me dije se me këtë buxhet është i implementueshëm ligji i pagave. Sipas saj edhe borxhi publik është përmbajtur me vitin aktual dhe ëshë më i ulëti në rajon.
“Ky buxhet është i zhvillimit, i sigurisë, shëndetësisë, arsimit dhe i mirëqenies sociale”, tha Kusari-Lila.