Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka ritheksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tutje tha se procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën evet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh.“S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë”.
“Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, tha ajo.