Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e bindur se kryeministri, Albin Kurti do të gjejë një zgjidhje për veteranët dhe për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
Kusari-Lila në Tëvë1 foli për pakënaqësitë e veteranëve rreth mospërfshirjes së tyre në Projektligjin për pagën minimale.
Ajo tha se kryeministri Kurti ka paralajmëruar një ofertë konkrete për kategoritë e dala nga lufta, teksa theksoi se ka besim të madh se ai do ta trajtojë çështjen e veteranëve ashtu siç e meritojnë.
“Besoj, mbes e bindur që do të arrijë të gjejmë një zgjidhje e cila është zgjidhje edhe për veteranët. Veteranët e mirëfilltë natyrisht, për të gjitha kategoritë e dala nga lufta, por gjithashtu edhe për procese të cila nuk mund të mbesin peng të njëra-tjetrës. Do të thotë paga minimale për sektorin privat me statusin dhe benefitet e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë nuk do të jenë në të njëjtën fjali, do të thotë të trajtohet statusi i veteranit në konceptin apo nivelin e pagës minimale por të jetë mirëfilli i trajtuar dhe i rregulluar”, tha ajo.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tutje deklaroi se përderisa në Kuvend do të vijë ligji për pagën minimale nuk do të vijë ligji për statusin e veteranit të UÇK-së.
“Përderisa në Kuvend do të vijë ligji për pagën minimale nuk dot ë vijë ligji për statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka pasur vazhdimit këtu një tendencë për trajtim të dyfishtë të të dyjave”, u shpej Kusari -Lila.