Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur lidhur me situatën e fundit në veri, ku për dy ditë pati tensione nga serbët lokalë në atë pjesë.
Para deputetëve, Kusari-Lila përmendi deklaratat e liderëve opozitarë të cilët kritikonin Qeverinë për moskoordinim të veprimeve me aleatët ndërkombëtarë. Deklarata të tilla sipas saj, krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur dështimin e ekzekutivit të Kosovës.
“Deklaratat e menjëhershme të udhëheqësve të partive opozitare në Kosovë se kinse veprimet nuk ishin të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë se veriu është i pamenaxhueshëm apo se shteti nuk është eksperiment, të krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur të ndodhte një dështim. Për më pak se 24 orë pasi u dhanë këto deklarata, kemi demantin nga ambasadori amerikan në Kosovë se veprimet ishin të koordinuara me ta”, u shpreh ajo.
Tutje, Kusari-Lila tha se janë institucionet e Kosovës ato që duhen besuar dhe ajo ata që duan të destabilizojnë vendin.
“Kur ndaluam referendumin serb në Kosovë ishim bashkë me një pjesë të opozitës. Dhe tani, kur Qeveria vendos për veprimin e duhur në raport me ligjshmërinë në vend duhet të jenë veprimet e Qeverisë që duhen besuar e jot ë atyre që duan ta stabilizojnë vendin me patjetër”.