Shefja e Grupit Parlametar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se gjetja e një zgjidhje për targat është “çështje orësh”.
Ajo ka thënë se ka informacione se çështja është duke u trajtuar tepër seriozisht dhe se ka komunikim intensiv në mes të Brukselit dhe kryenegocaitorit Besnik Bislimi.
Kusari ka thënë se ka pritje që të gjendet një zgjidhje brenda orëve, meqë tashmë s’ka mbetur edhe shumë kohë deri tek 21 nëntori.
“Sa i përket marrëveshjes për targa, unë jam e informuar se janë duke e marrë shumë seriozisht dhe ka pasur shkëmbime të vazhdueshme nga zëvendëskryeministrin Bislimi në raport me Bashkimin Evropian me hapat e radhës. Po besoj që është çështje e orëve, mos të them çështje ditësh, se shumë pak ditë kanë mbetur që të dilet me një zgjidhje”, tha Kusari-Lila sot.
Ndërkohë nga Brukseli është dërguar ftesë për Kurtin dhe Vuçiqin për një takim në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje.