Juristja për media, Flutura Kusari, i ka përgëzuar mediat për bojkotimin e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Ku gjatë kësaj konference ishte paraparë që gazetarëve të iu drejtohen ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Arbërie Nagavci, raporton Demokracia.com.
Kusari përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka arsyetuar gazetarët për bojkotimin e konferencës duke kërkuar nga Qeveria respektim të gazetarëve.
“I përgëzoj të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët që sot, brenda disa sekondave, kanë vendosur ta bojktojnë konferencën e qeverisë në zyrën e Kryeministrit. Ju lumtë! Ju lumtë! Ju lumtë! Protesta e juaj përmes bojkotimit është kërkesë për t’iu respektuar dinjitetin e juaj dhe profesionin që e keni jashtëzakonisht të vështirë. Kjo është më e pakta që mund të bëjë qeveria për ju”, ka shkruar Kusari.
Ajo ka treguar se gazetarët detyrohen të presin shumë gjatë pas mbledhjes së Qeverisë.
“Për ata që nuk e dinë gazetarët që disa herë detyrohen të presin shumë gjatë pas mbledhjes së qeverisë derisa ministrat e kryministri t’i kryejnë muhabetet e tyre. Disa prej gazetarëve më të cilët bidesova treguan që rregullisht ka vonesa dhe se edhe në ta kaluarën kanë dashur t’i bojkotojnë konferencat por pas kërkimfaljes janë kthyer”, ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë: