TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kurti vlerëson rolin e grave që folën publikisht për dhunën seksuale gjatë luftës

08/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka mbajtur një fjalim mbështetës për gratë dhe vajzat në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka vlerësuar rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, ndërsa ka pasur fjalë edhe për kontributin e tyre në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të këmbëngulin që të mbijetuarave nga dhuna seksuale t’u njihet statusi, e që një gjë të tillë e ka konsideruar si proces të rëndësishëm për historinë dhe shtetin.

“Nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një parakusht për ndërtimin e paqes në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqin që është avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se qeverisja e udhëhequr prej tij do të vazhdojë të luftojë për më shumë të drejta për gratë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nderojmë sukseset që i kanë arritur historikisht. Nderojmë ato gra që nuk janë më. Luftojmë me gratë për shumë të drejta dhe barazi. Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike dhe sociale që lehtësojnë barrën e padrejtësive që gratë mbajnë mbi supet e tyre. Vazhdojmë betejën për barazi shoqërore dhe gjinore. Prej shtëpisë deri tek institucionet, ta bëjmë Kosovën më të barabartë”, ka shtuar Kurti.

Tags: Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

34 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Next Post

FFK uron 8 marsin: Do të vazhdojmë të mbështetim vajzat dhe gratë

Related Posts

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

by TV OPINION
22/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

by TV OPINION
22/03/2023
Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes
Kosovë

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Mblidhet Qeveria, këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
FFK uron 8 marsin: Do të vazhdojmë të mbështetim vajzat dhe gratë

FFK uron 8 marsin: Do të vazhdojmë të mbështetim vajzat dhe gratë

Te fundit

Vlora Çitaku viziton babain e Thaçit për 28 nëntor: Krenar me të birin dhe shokët e tij, do të kthehen fitimtarë

Vlora Çitaku viziton babain e Thaçit për 28 nëntor: Krenar me të birin dhe shokët e tij, do të kthehen fitimtarë

28/11/2022
Scholz në Kiev: Kjo luftë duhet të përfundojë

Scholz në Kiev: Kjo luftë duhet të përfundojë

16/06/2022
Nga sot nisin reduktimet e rrymës në Kosovë

Rikthehen reduktimet e energjisë

16/08/2022
Abbott: S’duhet të harrohet e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise

Abbott: S’duhet të harrohet e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise

17/01/2023
Rama: Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus

Rama: Është e drejtë e Kosovës që të zbatojë marrëveshjet, Vuçiq të mos ushqejnë grupe të caktuara në veri

01/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
  • Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?