Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se pas një muaji përkushtimi e sakrifice, kjo festë sjelltë paqe dhe gëzim.
“Me fat Fitër Bajrami!
Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!
Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfrit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.
Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, shkruan Kurti.