Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Samitin e Berlinit, së bashku me pesë udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Pas këtij samiti, ai ka dhënë një prononcim për media, ku ka treguar se ndërmjetësuesit kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.
“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Deri më tani është diskutuar për hapa të vegjël, ndërsa momenti i ndryshimit ka ndodhur në Bruksel më 18 gusht”.
“Në kuadër të kornizës së përgjithshme të dialogut vijnë propozime dhe ide, dhe unë natyrisht se për të gjitha këto propozime të bazuara në vlera demokratike, shprehu angazhimin tim konkret”.
“Kjo tregon se jemi në shtegun e duhur, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët.
“Nuk mund ta sabotojmë procesin me hollësi të bisedimeve. Është princip i ndërmjetësit konfidencialiti i bisedimeve”.