Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve ka përmendur pakot që ka shpërndarë në mandatin e tij qeverisës, raporton Ekonomia Online.
Shefi i ekzekutivit, ka thënë se dialogu me sindikata nuk ka munguar por që thotë se kërkesat e tyre janë të parealizueshme.
“Vitin 2021 e mbyllem me shpërndarjen e me mbi 200 milionë euro e këtë vit hapëm pako për përballje me inflacionin me 200 milionë euro. Kemi shpërndarë shtesa për fëmijë e për lehonat që ndahen çdo muaj. Gjithashtu kemi ndarë pako me gjëra ushqimore”.
“Me pakon për përballje me inflacionin jemi zotuar se do t’i mbështesim ata që kursejnë energjinë. Për pensionistët do të ndajmë shumën prej 100 euro dhe për pensionet bazike shumën prej 200 euro, ndërsa për punëtorët e sektorit publik do të ndajmë nga 50 euro. E për sektorin privat do të përkrahim me nga 50 euro ato kompani që rrisin rrogat”, tha Kurti.
Kurti tha se me sindikatat ka zhvilluar më shumë se 30 herë.
“Takimin e fundit që e pata nuk ishte me BSPK apo me ndonjë degë të sindikatave, por me Këshillin Grevist dhe është bërë me kërkesë timen, pra nuk është mungesë e dialogut apo arrogancë”.
“Pra nuk mund të thuhet se i mbajmë financat në mënyrë të shëndetshme nëse një grupi të caktuar t’i japim shtesa deri në miratimin e ligjit për paga”, tha Kurti.