TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kurti takon eurodeputeten Alexandra Geese, dialogu temë e diskutimit

15/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kurti takon eurodeputeten Alexandra Geese, dialogu temë e diskutimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi me grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian ishte i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Strasbourg, ku u prit nga nënkryetarja Alexandra Geese, e shoqëruar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe eurodeputeti gjerman Romeo Franz.

Rrugëtimi i Kosovës në proceset e integrimit evropian ishte kryetemë e takimit. Nënkryetarja Geese riafirmoi se e mbështesin aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe shprehu kënaqësinë që më në fund procesi i liberalizimit të vizave po shkon drejt fazave përfundimtare.

Përkrahja e vazhdueshme ndaj Qeverisë për reformat e brendshme dhe rezultatet e progresin e shënuar, nuk mungoi as kësaj radhe. Kryeministri Kurti përmendi aprovimin e Strategjisë për Energji 2022-2031 dhe objektivin tonë të tranzicionit dhe avancimit drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, konform dhe agjendës e synimeve të Bashkimit Evropian.

Në takim u bisedua dhe mbi procesin e dialogut me Serbinë, propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për pritshmëritë e takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut këtë të shtunë. Kryeministri Kurti theksoi që Republika e Kosovë mbetet palë konstruktive, aktive dhe e përkushtuar sipas parimeve të demokracisë dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

Përkrah Kryeministrit Kurti në këtë takim ishin ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.

Tags: Albin KurtiAlexandra Geese
ShareTweetShare
Previous Post

Gjykata Speciale: Hysni Gucati gjendet në Kosovë

Next Post

Ambasadori gjerman: Arritja e marrëveshjes me 18 mars, thelbësore për në rrugën evropiane

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
E akuzoi se po thotë të pavërteta, kështu i përgjigjet ambasadori gjerman Petkoviqit

Ambasadori gjerman: Arritja e marrëveshjes me 18 mars, thelbësore për në rrugën evropiane

Te fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

13/08/2022
Ish-ministri i Energjisë: Të gjithë kemi faj pse jemi në terr, ja alternativa për të dalë nga kriza

Ish-ministri i Energjisë: Të gjithë kemi faj pse jemi në terr, ja alternativa për të dalë nga kriza

22/08/2022
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodhë sot në Kosovë

24/08/2022
Nuk shkarkohet Bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë!

Nuk shkarkohet Bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë!

21/06/2022
Në Ditën e Gruas, Rama ia dhuron Osmanit ‘Hyjneshën në fron’

Në Ditën e Gruas, Rama ia dhuron Osmanit ‘Hyjneshën në fron’

08/03/2023

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?