Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministren e Ekonomisë, Guy Parmelin, gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvcirës.
Gjatë takimit, Kurti shprehur mirënjohje për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën dhe për ndihëm, sipas tij, e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë e të demokracisë.
“U theksua rëndësia e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve”.
“U bisedua për mundësitë për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje. Me theks të veçantë u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në teknologji të informacionit dhe edukim”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, shkruan Reporteri.net.
Kurti gjatë takimit foli edhe për reformat e qeverisë në ekonomi, politikë, sundim të ligjit e demokraci, në përputhje me standardet evropiane.