Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Britani të Madhe.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Jashtëm, James Cleverly, me të cilin ka thënë se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Gjithmonë një nder për t’u mirëpritur nga James Cleverly, e përgëzoj për rolin e ri si sekretar i Jashtëm. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe si t’i forcojmë ato, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën e avancimit të tij”, ka shkruar ai.