Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.
Kryediplomati kroat sot në mëngjes është takuar edhe me ministren Donika Gërvalla, i cili pas takimit përshëndeti marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për të pagjeturit si dhe potencoi se modeli kroat i Asociacionit është i bazuar në Kushtetutë dhe mund të shërbejë si shembull për Kosovën.