Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, i cili i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.
Kurti tha se është kënaqësi të mirëpres e të takohet me Wood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, të cilin e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Wood për kontributin e tij, veçanërisht në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë. Opinioni këshilldhënës i GjND-së i vitit 2010 që konkludon se pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përbën një nga datat themelore të historisë së shtetit të Kosovës, andaj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të mirëpres e të takohet me z. Wood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gjatë takimit kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Bëhet e ditur se Kurti diskutoi me Wood edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut, për të cilin kryeministri tha se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë konstruktive dhe kreative në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.
Në këtë takim, Wood shoqërohej nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.