Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić”, njofton Zyra e Kryeministrit.
“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë”.
Në këtë njoftim thuhet se në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë “të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”.
“Pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit”, thuhet mes të tjerash në njoftim.