Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përgjatë së martës.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media. Sipas kësaj komunikate, në takim u diskutua për avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat, shkruan lajmi.net.
“Në kuadër të komunikimit të rregullt, Kryeministri Kurti dhe z. Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”, njoftohet shkurt në komunikatën e Qeverisë.
Nga privati prej Qeverisë kanë kërkuar që t’i ofrohen subvencione prej 200 eurove për punëtorët e këtij sektori. Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Qeveria ka ekzekutuar 50 euro shtesë për sektorin publik në muajin shtator.