Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, kryeministri Kurti me ftesë të presidentit Erdogan, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.
Agjencia turke Anadolu raporton se Erdogan do ta presë Kurtin sotnë Stamboll, ku do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Më tutje, pritet të diskutohen edhe hapat e tjerë për thellim të bashkëpunimit si dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare, me theks të veçantë në ato të Ballkanit.
Në anën tjetër, nga Kryeministria nuk janë deklaruar ende për vizitën e Kurtit në Turqi.