Sot ka nisur punimet konferenca e tretë rajonale për promovimin shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme” e cila është e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Kosova falë promovimit dhe edukimit ka arritur të mbajë koston njerëzore në minimum pas ballafaqimit me COVID-19.
Sipas tij tani sfidë kryesore është gjetja e një mënyre për edukimin dhe promovimin për parandalimin e sëmundjeve kronike.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se kjo konferencë është me rëndësi të madhe tani kur si qëllim është edhe transformimi i shëndetësisë në shëndetësi moderne e spitale moderne dhe secili duhet te punojë në mënyrë të disiplinuar për të zvogëluar numrin e atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore.
Ndwrsa drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani tha se promovimi dhe edukimi shëndetësor zbatohen nga të gjitha njësitet shëndetësore.
Ai tha se promovimi shëndetësor ka ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe falë këtij promovimi është arritur të zvogëlohet vdekshmëria e foshnjave.