Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për çështjen e Asociacionit edhe gjatë ditës së sotme.
Kurti një fjalim të mbajtur, pasi që ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së tyre, ka thënë se Serbia është në panik dhe sa më parë do t’i bëjë bashkë 10 kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, ta shpallë një president të “Zajednicës” e ta shkelë ministrin e Qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
“Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, prandaj Beogradi kërkon asociacion të tyre. Si Zajednicë pat nisur edhe Republika Serpska mbi Bosnje e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës por këtë e don Serbia. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.”, u shpreh kurti.
“Kurrë nuk ka qenë më e diskutuar nëse ja ka vlejtë komunat me baza etnike, prandaj Beogradi kërkon me ngulm ‘Zajednicën’. Këtë se dojnë serbët e Kosovës, po Serbia. Te serbët në Kosovë s’ka pluralizëm politik, kjo po lind me qeverinë tonë, prandaj Serbia është në panik, duan ta shpallin një kryetar ‘Zajednice’ dhe me të ta shkelin ministrin serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Kurti.
Këtë Kurti e ka përsëritur edhe gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit se në Beograd po bëhet luftë politike që njëra pikë të vendoset para të tjerave dhe që Asociacioni të jetë parakusht e në qendër të një marrëveshje potenciale bazuar në planin franko-gjerman.
Por, kryeministri ka shtuar se propozimi i BE-së është shumë i favorshëm për Kosovën sepse Asociacionin nuk e ka parakusht e as në qendër.
“Në kapitullin pesë ka qenë konsiderimi i marrëveshjeve të mëhershme. Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit u referohet të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Por beteja politike është që prej 33 marrëveshjeve Beogradi dëshiron ta përcjellë vetëm njërën që e ka më të dashur. Për ne ato nuk kanë hierarki vlerore e logjike, kanë rend kronologjik. Nuk mund ta vendosësh njërën para tjetrës. Po zhvillohet një betejë e madhe politike e diplomatike. Neni 10 që i referohet marrëveshjeve të mëhershme po tentohet të nxirret në preambulë. Në propozimin e BE-së është e fundi në nenin 10. Beogradi po kërkon që Asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër, por për neve nuk është i pranueshëm as si parakusht as si qendër. Propozimi i BE-së është shumë i favorshëm për ne sepse Asociacionin nuk e ka parakusht as në qendër”, ka thënë Kurti gjatë ditës së djeshme.