Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup.
Ndërsa pasdite, Kurti pritet të qëndrojë në Prizren.
Forumi ekonomik në Shkup pritet të fillojë nga ora 9:45, ku kreu i ekzekutivit do të jetë pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.
Në Prizren, Kurti në ora 13:00 do të merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Ndërsa në ora 15:00, ai së bashku me ministrat, atë të Financave, Hekuran Muratin dhe atë të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, do të prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Po ashtu, sot kryeministri Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto. Ky takim pritet të ndodh në ora 18:00.