Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se mjekët që vendosin të punojnë vetëm më sektorin publik do të kenë shtesë të veçantë të pagës.
“Profesionistët shëndetësor do të kenë trajtimin e dinjitetshëm në raport me shkollimin. Përveç pagës dhe shtesave standarde, profesionistet shëndetësor që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik ta kenë edhe shtesën e veçantë…Urgjenca për Ligjin e Pagave ka qenë dhe mbetet në planifikimin sa më të afërt të shtetit”, ka thënë Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri u ka bërë thirrje mjekëve që kontributin e tyre të vazhdojnë ta japin në sektorin publik.
Ai tutje deklaroi se janë të fryra deklaratat për ikjen e mjekëve nga sektori publik por edhe jashtë shtetit. Megjithatë nuk e mohoi vaktin se mjekët po ikin.