Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, që është këshilltari special i sekretarit amerikan, Anthony Blinken.
Kurti theksoi se Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.
“Kisha një telefonatë me këshilltari Derek Chollet. Chollet më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar se kishte bisedime të gjata dhe të vështira. E falënderove për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së, marrëveshjet themelore dhe aneksin. Siç thuhet edhe në tekst, tani duhet të ndryshojmë realitetin dhe kushtet”,shkroi Kurti.
Në lidhje me takimet e zhvilluara në mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Ohër, Kurti sot është deklaruar edhe në Kuvendin e Kosovës.
Para deputetëve Kurti tha se teksti i marrëveshjes së paraqitur tani për tani është më i miri për Kosovën.