Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me takimin që pati me krerët e opozitës.
Kurti theksoi se takimi ka qenë bashkëbisedim i hapur dhe serioz, ndërsa opozitarët ishin të pakënaqur më shumë se sa mospajtues.
“Sot në mëngjes me krerët opozitarë, ishte takim shumë i mirë, ishte takim njoftuar për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”,tha Kurti.
Kryeministri Albin Kurti po ashtu foli edhe për largimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, meqë rast tha se nuk bëhet fjalë për prishje të raporteve me SHBA-në, e që sipas tij ka komunikime të vazhdueshme.
“Së pari nuk behët fjalë për kurrfarë prishje të raporteve, koordinimi, komunikimi dhe kontaktet me Quint-in, BE-në, SHBA-ja, NATO, KFORI dhe Eulex-in, janë të vazhdueshme disa herë në ditë andaj nuk është e vërtet që nuk ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit. Ndërkaq për atë se si, kush sillet nuk mendojë që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, vijojë Kurti.
Kurti tha se rruga e qeverisë së Kosovës është drejtë ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë.
“Nuk është e vërtet që nuk po e dimë çfarë rrugë jemi duke shkuar, rruga jonë është ligjshmërisë, kushtetutshmërisë e lirive të drejtave të njeriut edhe të pakicave”, shtoi ai.