Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se qëndrimet për iniciativën “Ballkani i Hapur”, nuk interferojnë marrëdhëniet rajonale Kosovë-Shqipëri.
“Së pari, duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle, memorandume, gjithsej 19 sot. Kjo është për t’u përshëndetur. Marrëdhëniet tona bilaterare janë vëllezërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Edhe mbledhja e këtillë është mes Kosovës-Shqipërisë që të forcojmë të të dy shteteve tona, për interesin dhe nevojat e qytetarëve”, deklaroi ai.
“Për çështjen e ngritur, ajo është e një dimensioni tjetër, jo-bilaterale, jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asgjë të re t’iu them”, vijoi më tej kryeministri Kurti.
Sikurse Kurti, edhe Rama rikujtoi se “Ballkani i Hapur” nuk ka shkaktuar ndonjë çarje në marrëdhënie mes dy vendeve.