Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga Prishtinë-Mitrovicë s’ka pengesa politike, por veç pronësore e kadastrale.
Ai shtoi se këtë problem s’e kanë veç me këtë rrugë, por edhe me atë Prishtinë-Podujevë.
Tutje, Kurti tha se s’ka asnjë punë të kryer nga asnjë operator ekonomik të cilët nuk janë paguar.
“Fillon shtrimi i asfaltit pa u bërë sqarimet e hollësishme për të gjitha pronat. Dhe më pastaj krijohen vonesa të jashtëzakonshme sepse nuk është kryer puna paraprakisht”.
“Pra, fazat e ndërtimit të një rruge s’kanë qenë të qarta, janë ngatërruar hapat, përfshirë edhe qartësinë deri në hollësi të shpronësimeve është shtruar asfalti e pastaj s’është mundur të shtrohet më tej, pikërisht që janë shfaqur probleme të mëvonshme që është dashur të sqarohen qysh në fillim”, është shprehur Kurti.
“Ka punë të pakryera që s’mund të paguhen sepse janë të pakryera, por s’ka punë të kryera që kanë ngelur të papaguara”, është shprehur Kurti.