Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për poetin e ndjerë Xhevdet Bajraj.
Bajraj ka ndërruar jetë të mërkurën e 22 qershorit pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai prej vitit 1999 ka jetuar dhe vepruar në Meksikë. Poezinë e tij, Albin Kurti shpesh e ka përmendur.
Postimi i tij i plotë:
Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh.
Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time: Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vrasja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Burri që lozte me engjëj…
Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë.