Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se populli shqiptar e di që bashkimi është i domosdoshëm, duke iu referuar përurimit të abetares së përbashkët me Shqipërinë, raporton Ekonomia Online.
Ai në ceremoninë e përurimit shtoi se fati i shkollës shqipe është i njëjtë me atë të popullit shqiptar, duke shtuar se brezi i ri po e fillon rrugën e dijes me një abetare.
Kurti pohoi Qeveria po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë.
“Populli ynë e di se bashkimi është i domosdoshëm. Jemi ne që duhet ta jetësojmë idenë e bashkimit me aktivitete si këto”.
“Fati i shkollës shqipe ka qenë i njëjtë me atë të kombit tonë. Kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me një abetare”.“Dihet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë kontribuuesve që e ruajtën gjuhën tonë shqipe. Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi përgatitur këtë abetare”, tha ai, raporton EO.
“Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë. Vetëm bashkë krahë për krahë mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për përparim në çdo fushë”.